“Onufri 2009” nė edicionin e 16-tė me pikturė, foto, videoinstalacione

    Galeria Kombėtare e Arteve do tė mirėpresė konkursin“Onurfi” qė vjen nė edicionin e tij tė 16-tė kėtė vit, i gjithi shqiptar, me pjesėmarrjen e rreth 20 artistėve.

    “Onufri” aktiviteti mė i madh i artit pamor nė harkun e njė viti do tė presė vizitorėt pėr mė shumė se njė muaj nga data 24 dhjetor 2009 deri mė 4 shkurt 2010. Gjinitė me tė cilat artistėt marrin pjesė nė kėtė ekspozitė konkurruese janė tė ndryshme. Nuk pėrfaqėsohet vetėm piktura, por edhe mediumet e tjera si fotografia dhe videoinstalacionet.

    Kurator i kėtij edicioni ėshtė Parid Teferiē, poet , piktor, njohės dhe ndjekės i vėmendshėm i zhvillimeve tė artit. Parid Teferiēi tregon rreth prurjeve tė kėtij viti nė “Onufėr”, sa tė vėshtirė e ka patur pėr tė zgjidhur rolin e kuratorit, por jo tė diktuesit, duke mos caktuar asnjė koncept rreth ekspozitės, por duke pasur aleat tė tij kuriozitetin se ēfarė ndodh realisht nė artin pamor shqiptar sot.

    Disa nga emrat e artistėve pjesėmarrės flasin pėr: piktorin Gazmend Leka dhe "triptikun qė shėnon njė fazė tė re nė trajektoren e tij artistike"; Hasan Nallbanin dhe "rikthimin e tij tek tema e erotizmit"; Vladimir Myrtezain qė prezantohet me njė video-instalacion; piktorin Zini Veshi qė vjen nga Amerika dhe artistėt e rinj Enkelejd Zonja dhe Genti Pipa.

    Sivjet konkursi ėshtė punuar pa njė koncept kuratorial, me njė titull “Dėshira dhe dėshmi”, Teferiēi shpjegon se “Do tė ketė njėlloj rikthimi tė pikturės dhe nė kėtė pikė isha i qartė qė kur grupi organizator mė besoi kurimin e ekspozitės.

    Sivjet vihen re prurje nga artistėt qė krijojnė jashtė Tiranės. Kjo pėr arsyen se “Metropoli I Shqipėrisė ka njė lloj atraksioni manjetik, qė e bėn Tiranėn laboratorin mė tė madh krijues nė vend. Ndėrsa nė rrethe ka individė pothuajse heroikė qė nė vetminė e tyre, nė atė ‘dėshpėrimin’ e provincės, arrijnė tė bėjnė njė punė qė meriton tė pėrshėndetet dhe tė lėvdohet. Por qė ka ngelur gjithsesi peng i njė komercializmi dhe i njė lloj shijeje qė lė pak pėr tė dėshiruar”.

    Onufri i kėtij viti ėshtė I pasur nė gjini tė ndryshme si fotografia dhe videoinstalacionet, por pa sjellė skulpturėn. Teferiēi shėnon njė pikė tė rėndėsishme tė konkursit emrin e artistit “ Gjelosh Gjokaj, njė piktor me emėr dhe njė njeri i mrekullueshėm . Njė nga ato figurat e mėdha tė artit evropian, qė pėrbėnte atė treshen e famshme, Muslim Mulliqi, Ibrahim Kodra dhe Gjelosh Gjokaj’

    Duke qenė njė konkurs pa koncept kuratorial, Teferiēi shpjegon ekspozitėn nė tėrėsi “Jam pėrpjekur qė tė ketė njėlloj koherence formale, e cila do ti vijė si pasojė e vendosjes nė trajtė mozaiku. Pavarėsisht kalimeve tė serta nga njė zhanėr nė tjetrin, ekspozita ėshtė kėrkuar tė ketė mė tepėr efektin e ndėrrimit tė njė kanali nė TV. Sensi i ekspozitės ėshtė paraqitja e njė panorame”.

    Kėshtu publiku do tė ndeshet me atė qė kuratori e ka menduar si pjesa mė produktive dhe mė kreative nė Shqipėri.

    Parid Teferiēi, poet, pėrkthyes, nė diskutimet me artistėt e artit pamor ka menduar se do tė ishte interesante nė kėtė moment historik ku jetojmė, 19 vjet pas rrėzimit tė murit tė Berlinit tė shohim se nė ē’pikė jemi pėrsa i pėrket tranzicionit. Ai shpjegon se “Ne e dimė qė artisti shqiptar pas rrėzimit tė sistemit komunist u pėrball me njė mėnyrė tjetėr tė jetuari, me njė atmosferė lirie qė u bė pothuajse mbytėse pėr tė, paradoksalisht. Ishte mėsuar me kalendarin e Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve, me direktivat qė jepeshin vit pėr vit, me lejet letrare... Qėllimi im ishte, a e ka superuar artisti shqiptar atė anonim, pra sensin e tė qenit i pranishėm nė njė ambient ku normat qė e rregullojnė atė janė tė padurueshme pėr ty, pra e ka superuar artisti kėtė ndjenjė anonimie?

    “Onufri”, i organizuar pėr herė tė parė nė vitin 1993, mban emrin e Onufrit, kryemjeshtrit tė pikturės sė shekulli XVI.

    Ekspozita do tė qėndrojė e hapur deri nė datėn 4 shkurt 2010.
    Ky artikull eshte postuar fillimisht tek tema e forumit: “Onufri 2009” nė edicionin e 16-tė me pikturė, foto, videoinstalacione nisur nga sabah View original post

    Aktiviteti i fundit

    Astrologji apo Futurologji

    Nismėtari i temės: VeMaSus

    Sot 06:02 PM nga sabah Shko tek Postimi i fundit

    Seksi Oral !!

    Nismėtari i temės: BeniT

    Sot 05:49 PM nga edi kora Shko tek Postimi i fundit

    Milani, Berlusconi fik televizorin

    Nismėtari i temės: Romina

    Sot 05:09 PM nga Romina Shko tek Postimi i fundit

    “Marigoja” behet mashkull

    Nismėtari i temės: Romina

    Sot 05:01 PM nga Romina Shko tek Postimi i fundit

    Njėqindvjeēares i doli briri nė ballė

    Nismėtari i temės: Romina

    Sot 04:48 PM nga Romina Shko tek Postimi i fundit

    Miss burgu nė Meksikė

    Nismėtari i temės: Romina

    Sot 04:43 PM nga Romina Shko tek Postimi i fundit

    Rama: Qeveria fsheh kutite, por edhe krizen

    Nismėtari i temės: guest

    Sot 12:49 PM nga sabah Shko tek Postimi i fundit